Flash News

Bota

Joe Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat në historinë e SHBA-së

Joe Biden ka fituar më shumë vota se çdo kandidat në

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka fituar më shumë vota nga çdo kandidat presidencial në historinë e zgjedhjeve amerikane, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Barack Obama në 2008.

Me një numër shtetesh që ende duhet janë në proces numërimi, Biden ka një total votash prej 69,629,972, sipas Associated Press.

Presidenti Obama fitoi në vitin 2008 me 69,498,516, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë më parë.

Një numër i madh votash në favor të tij në Michigan dhe Wisconsin i ka dhënë Biden një epërsi të vogël në ato shtete.

Votimi përfundoi siç ishte planifikuar të martën në mbrëmje, por shumë shtete kërkojnë ditë për të mbaruar numërimin e fletëve të votimit.

Një numër i madh njerëzish votuan me postë për shkak të pandemisë, duke e bërë të mundshme që numërimi të zgjasë më shumë se zakonisht.

Të fundit