Flash News

Bota

Joe Biden: Shpirti i Amerikës është në rrezik!

Joe Biden: Shpirti i Amerikës është në rrezik!

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur shqetësimin se "shpirti i Amerikës" mbetet në rrezik, pak para fjalimit të tij të lamtumirës.

Në një letër drejtuar amerikanëve, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden theksoi se, pavarësisht arritjeve gjatë mandatit të tij, identiteti kombëtar është ende i kërcënuar.

Biden kujtoi sfidat me të cilat u përball vendi kur ai mori detyrën në janar 2020, duke përfshirë pandeminë, krizën ekonomike dhe "sulmin më të keq ndaj demokracisë që nga Lufta e Pavarësisë".

Ai theksoi se, megjithëse ekonomia amerikane është aktualisht më e forta në botë dhe inflacioni po bie, është thelbësore që qytetarët të mbeten vigjilentë për të mbrojtur vlerat demokratike

.Në përfundim, Biden deklaroi: "T’i shërbeja vendit ka qenë privilegji më i madh i jetës sime. Unë i dhashë jetën dhe shpirtin tim vendit tonë". Ai pritet t'i dorëzojë presidencën presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, më 20 janar.

 

Të fundit