Flash News

Bota

Johnson: Britania do të rihapë ambasadën në Kiev si shenjë mbështetjeje për Ukrainën

Johnson: Britania do të rihapë ambasadën në Kiev si

Britania do të rihapë ambasadën e saj në Kiev falë "fortësisë dhe suksesit të jashtëzakonshëm" të Ukrainës në rezistencën ndaj forcave ruse, ka njoftuar Boris Johnson.

Kryeministri e bëri zotimin, i cilësuar si një shenjë mbështetjeje, në një konferencë shtypi gjatë udhëtimit të tij në Indi.

Britania e largoi ambasadën e saj nga kryeqyteti ukrainas në shkurt përpara se Rusia të pushtonte vendin.

Forcat e Vladimir Putinit janë penguar në përpjekjet e tyre për të marrë qytetin dhe tani kanë zhvendosur fokusin në lindje të vendit.

Johnson udhëtoi për në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fillim të këtij muaji, duke lavdëruar "udhëheqjen e tij të vendosur".

Njoftimi i kryeministrit vjen një ditë pasi Spanja tha se do të rihapë ambasadën e saj në Kiev.

Duke folur në Nju Delhi, Johnson tha: "Qëndrueshmëria e jashtëzakonshme dhe suksesi i Presidentit Zelenskyy dhe popullit ukrainas në rezistencën ndaj forcave ruse në Kiev do të thotë që unë mund të njoftoj sot se shumë shpejt - javën e ardhshme - do të rihapim ambasadën tonë në kryeqytetin e Ukrainës.

Johnson tha se ishte "thellësisht i shqetësuar për barbarizmin që kemi parë" në Ukrainë dhe fokusin e saj të ri në rajonin Donbas të vendit. Kryeministri pranoi natyrën "e paparashikueshme" të konfliktit dhe "mundësinë realiste" që Putin mund të fitonte ende.

Johnson përcaktoi disa nga detajet e mbështetjes ushtarake për Rusinë dhe sanksionet ekonomike që po zbatohen ndaj Rusisë, dhe bëri thirrje për vazhdimin e "valë pas vale të presionit intensifikuar ndaj Putinit".

Burimi: SkyNews

Të fundit