Flash News

Bota

Johnson flet pas takimit me Biden: Nuk më qortoi, raporti SHBA-MB është i pashkatërrueshëm

Johnson flet pas takimit me Biden: Nuk më qortoi, raporti SHBA-MB
Boris Johnson me Joe Biden

Aleanca midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar duhet të njihet si "marrëdhënia e pashkatërrueshme", i ka thënë Boris Johnson BBC pasi u takua me Presidentin Joe Biden për herë të parë.

Johnson këmbënguli që presidenti amerikan nuk e kishte qortuar atë për tensionet pas Brexit në Irlandën e Veriut. Sidoqoftë, thuhet se Biden ka "shqetësim të thellë" mbi situatën.

Ata u takuan dje përpara fillimit të samitit të G7-ës. Përpara takimit, Johnson u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë më shumë se 100 milion vaksina në vendet e varfëra, vitin e ardhshëm. Ndërsa Biden premtoi gjysmë miliardë doza të vaksinave Pfizer për 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të Mesme si dhe për Afrikën.

Shtetet e G7-ës pritet të bien dakord unanimisht për të siguruar një miliard doza të vaksinës anti-Covid si një përpjekje për t'i dhënë fund pandemisë në 2022.

Burimi: BBC

Të fundit