Flash News

Bota

Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë

Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi se Rusia është duke planifikuar luftën më të madhe nga viti 1945.

Sipas BBC, Johnson deklaroi se Rusia synon të nisë një pushtim masiv në Ukrainë duke filluar nga kryeqyteti, Kievi. Johnson paralajmëroi se do të ketë kosto të mëdha në jetën e njerëzve.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, tha ai.

Kryeministri po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se midis 169,000 dhe 190,000 trupa ruse janë vendosur tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi fqinje, shifër që përfshin edhe rebelët në Ukrainën lindore.

Johnson tregoi se Britania e Madhe do të vendoste sanksione edhe më të gjera kundër Rusisë se sa ishin sugjeruar më parë.

Të fundit