Flash News

Bota

Johnson zbardh takimin me Zelenskyyn, mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën

Johnson zbardh takimin me Zelenskyyn, mbështetje financiare dhe ushtarake

Kryeministri britanik Boris Johnson ka qenë sot në një vizitë në Kiev ku është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Takimi i Johnson me Zelesnkyyn u njoftua fillimisht nga ambasada ukrainase.

Johnson ka zbardhur detaje nga takimi me presidentin Zelenskyy, ku thekson se kanë biseduar për ndihmën e re ushtarake dhe financiare që Britania e Madhe do të dërgojë në mbështetje të Ukrainës.

“Sot takova mikun tim Presidentin Volodymyr Zelenskyy në Kiev si një shfaqje e mbështetjes sonë të palëkundur për popullin e Ukrainës.

Ne po përcaktojmë një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake, e cila është një testament i angazhimit tonë në luftën e vendit të tij kundër fushatës barbare të Rusisë”, shkruan Johnson.

Të fundit