Flash News

Bota

Josep Borrell: Izraeli financoi Hamasin për të dobësuar Autoritetin Palestinez

Josep Borrell: Izraeli financoi Hamasin për të dobësuar

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka akuzuar Izraelin se financon Hamasin për të "dobësuar Autoritetin Palestinez të Fatahut".

Diplomati, i cili ka përgatitur një udhërrëfyes prej 10 pikash për një proces të mundshëm paqeje, nuk dha prova konkrete për të mbështetur pretendimin e tij.

Në komentet e bëra gjatë një fjalimi në Universitetin e Valladolidit në Spanjë, Borrell akuzoi gjithashtu kryeministrin Benjamin Netanyahu se "personalisht" prishi çdo përpjekje për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash.

“Po, Hamasi është financuar nga qeveritë izraelite në një përpjekje për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, tha shefi i jashtëm dhe i sigurisë i BE-së gjatë një fjalimi në Universitetin Valladolid.

 Deklarata erdhi vetëm një ditë pasi Netanyahu qortoi thirrjet e bëra nga Uashingtoni për të krijuar një shtet palestinez pas luftës dhe për të zvogëluar ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza, shkruan Euronews.

"Ne besojmë se një zgjidhje me dy shtete duhet të imponohet nga jashtë për të sjellë paqen," shpjegoi Borrell.

 Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), krahu diplomatik i bllokut i kryesuar nga Borrell, po mendon të ndjekë udhëheqjen e SHBA dhe Britanisë së Madhe në sanksionimin e kolonëve përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor.

Megjithatë, sipas burimeve diplomatike, nuk ka gjasa që ministrat e jashtëm të miratojnë sanksionet e planifikuara ndaj kolonëve kur ata të mblidhen në Bruksel të hënën.


 

Të fundit