Flash News

Bota

Julia Tymoshenko thirrje aleatëve: Mbyllni hapësirën ajrore mbi Ukrainë!

Julia Tymoshenko thirrje aleatëve: Mbyllni hapësirën ajrore mbi

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të mbyllin hapësirën ajrore mbi Ukrainën në një intervistë për BBC.

Ajo tha se Ukraina vlerësoi sanksionet e ashpra të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por tha se Ukraina kërkon "ndihmë serioze" të mëtejshme.

"Ajo ndihmë është duke mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë," tha ajo.

Kur u pyet nëse ishte dakord që kërkesa nga NATO për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të përshkallëzonte situatën, siç kanë argumentuar fuqitë e NATO-s, ajo tha se "nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s" dhe këmbënguli se kjo mund të bëhet përmes koalicioneve të vendet përreth Ukrainës.

Ajo gjithashtu kërkoi që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë dhe të vihen në dispozicion sistemet më të fundit kundërajrore.

Të fundit