Flash News

Bota

'Justin, a mundet vetëm ta imagjinosh?': Zelenskyy jep një fjalim emocionues në parlamentin kanadez

'Justin, a mundet vetëm ta imagjinosh?': Zelenskyy jep një

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i është drejtuar parlamentit kanadez këtë pasdite.

Përpara se të niste të fliste, Zelenskyy mori duartrokitje të vazhdueshme nga të gjithë të pranishmit. Lideri ukrainas e filloi fjalimin e tij emocionues duke iu drejtuar personalisht kryeministrit kanadez, duke thënë: "Justin, a mundet vetëm ta imagjinosh?"

Ai tha: “A mund ta imagjinoni që çdo ditë të merrni memorandume që tregojnë numrin e viktimave, përfshirë gratë dhe fëmijët?

“Keni dëgjuar për bombardimet, aktualisht kemi 97 fëmijë që kanë vdekur gjatë kësaj lufte. A mund ta imagjinoni? Kulla e famshme CN në Toronto, nëse do të ishte goditur nga bombat ruse?

“Sigurisht që nuk ia dëshiroj këtë askujt, por ky është realiteti ynë”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Kanadasë që të "bëjë më shumë" për të mbrojtur vendin e tij nga Rusia në fjalimin në seancën e përbashkët të parlamentit kanadez. Presidenti falënderoi Kanadanë për mbështetjen e saj të vazhdueshme, por rinovoi një lutje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.

Fjalimi i tij vjen pas sanksioneve të reja kanadeze ndaj zyrtarëve rusë. Vetëm disa orë përpara fjalimit të mëngjesit të Zelensky, Kanadaja njoftoi dënime të reja ndaj 15 aleatëve të presidentit rus Vladimir Putin, pas gati 500 sanksioneve nga qeveria kanadeze që synojnë individë dhe kompani nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë më 24 shkurt. Kanadaja ka premtuar më shumë se 145 milion dollarë kanadezë (113 milion dollarë; 87 milion £) ndihmë humanitare për Ukrainën këtë vit. Ka 1.4 milionë ukrainas-kanadezë, që përbëjnë diasporën e dytë më të madhe ukrainase në botë jashtë Rusisë.

Të fundit