Flash News

Bota

Juventus përmbys Cagliarin, Zhegrova sërish në stol

Juventus përmbys Cagliarin, Zhegrova sërish në stol

Juventusi ka siguruar tre pikë nga përballja ndaj Cagliarit, takim i vlefshëm për javën e 13-të të Serie A, falë paraqitjes së shkëlqyer të Kenan Yildiz, autor i dy golave.

Pavarësisht performancës së mirë në Champions disa ditë më parë, Edon Zhegrova mbeti sërish i padëshiruar nga trajneri Luciano Spalletti, i cili nuk i dha asnjë minutë në fushë.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë, ndërsa Cagliari zbret në pozicionin e 14-të me 11 pikë.

Të fundit