Flash News

Bota

“Ka një kërcënim sigurie nga Rusia”, Blinken nga Tirana: Po e marrim shumë seriozisht

“Ka një kërcënim sigurie nga Rusia”, Blinken nga

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u pyet nga gazetarët e mediave të huaja në Tiranë në lidhje me një kërcënim të mundshëm nga Rusia

Ai tha se këtë çështje po e trajtojnë me shumë seriozitet, teksa shtoi se fokusi i Presidentit Biden, është siguria e SHBA dhe popullit të saj.

 “Nuk është aftësi aktive, por diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim dhe jemi diskutuar dhe me partnerët. Por fokusi i presidentit është siguria e SHBA dhe popullit, dhe ndërsa i qasemi kësaj, kjo është e para.

Sa i përket pengjeve në Gaza, sikurse e dini ne kemi dhënë një propozim, që përmbledh atë që Katar-Egjipt-Izrael ka propozuar. Është diçka që ne besojmë se ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar por ofrohet mundësia për të punuar në një marrëveshje.

Jemi duke punuar intensivisht që të gjejmë një dakordësi, dhe besoj se kjo është e mundur. Por ka disa çështje shumë të vështira që duhen zgjidhur. Ne jemi të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje”, tha Blinken.

 

 

Të fundit