Flash News

Bota

Ka qëndruar në pushtet që nga 2012, Xi Jinping fiton mandatin e tretë si President i Kinës

Ka qëndruar në pushtet që nga 2012, Xi Jinping fiton mandatin e

Xi Jinping mori mandatin e tretë pesëvjeçar si President i Kinës. Miratimi i emërimit të udhëheqësit kinez ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi ai ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politik dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012.

Vota për Jinping ishte unanime me 2952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e Kongresit emërohen nga partia në pushtet.

Kufiri i vendosur për dy mandate për presidencën e Kinës u fshi nga Kushtetuta kineze më herët, duke nxitur sugjerime se ai mund të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën.

Xi Jinping bëri thirrje për “ngritje më të shpejtë të forcave të armatosura në standardet e rangut botëror”.

“Kina duhet të maksimizojë aftësitë e saj strategjike kombëtare në një përpjekje për të përmirësuar sistematikisht forcën e përgjithshme të vendit për t’u përballur me rreziqet strategjike, për të mbrojtur interesat strategjike dhe për të realizuar objektivat strategjike”, citohet të ketë thënë Xi në takimin me delegatët.

Të fundit