Flash News

Bota

Kalifornia zgjedh ‘vendin më të lumtur në tokë’ për vaksinimin ndaj Covid-19

Kalifornia zgjedh ‘vendin më të lumtur në tokë’

Kalifornia ka zgjedhur një vend të veçantë për të kryer procesin e vaksinimit kundër Covid-19, parkun ‘Disneyland’.

"Vendi më i lumtur në tokë" pritet që mijëra njerëz të mund të vaksinohen, raporton BBC.

Kalifornia, shteti më i populluar i SH.B.A. ka mbetur prapa në shkallën e vaksinimit dhe renditet e 42-ta nga 50 shtetet në shkallën e vaksinimit për 100,000 banorë, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve.

Parku është mbyllur për vizitorët që nga mesi i marsit - ndryshe nga ‘simotra’, Walt Disney World në Florida, i cili ka qenë i hapur me numër të reduktuar vizitorësh që në korrik.

Të fundit