Flash News

Bota

Kanada/ I veshur si në mesjetë, i riu vret me shpatë dy persona dhe plagos pesë të tjerë

Kanada/ I veshur si në mesjetë, i riu vret me shpatë dy persona

Të paktën dy persona janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur nga një i ri i armatosur me shpatë dhe i veshur me rroba mesjetare.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Kanadez të Quebec gjatë natës së Halloween.

Policia ka arritur të arrestojë një 20-vjeçar si autorin e dyshuar të ngjarjes dhe i ka këshilluar banorët të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura derisa të zhvillohet hetimi.

Gazeta “Le Soleil” e Quebec raportoi se i riu  ishte shtrirë në tokë, zbathur dhe hipotermik kur u arrestua. Ai u dorëzua në polici pa ndonjë rezistencë.

Pas arrestimit, i dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u dërgua në spital për kontroll.

Të fundit