Flash News

Bota

Kanadaja autorizon përdorimin e vaksinës 'Pfizer' për fëmijët 12-15 vjeç

Kanadaja autorizon përdorimin e vaksinës 'Pfizer' për
Foto ilustruese

Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës 'Pfizer' për fëmijët nga mosha 12 deri në 15-vjeç. Ky shtet është vendi i parë që e autorizon për atë grupmoshë, raporton BBC.

Ministria e Shëndetësisë e mori vendimin bazuar në të dhënat nga provat klinike të fazës së tretë mbi fëmijët e kësja moshe.

"Departamenti përcaktoi që kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive kur përdoret në këtë grupmoshë", tha një këshilltar në ministri.

Më herët, Kanadaja ka autorizuar përdorimin e vaksinës 'Pfizer' për personat mbi 16-vjeç. Provinca Alberta, e cila ka shkallën më të lartë të infeksionit në vend, tha se do të ofronte vaksina për fëmijët mbi 12-vje, duke nisur nga e hëna.

Kanadaja ka regjistruar më shumë se 1.2 milion raste koronavirus dhe afërsisht 20% e tyre kanë qenë persona nën moshën 19-vjeç.

Të fundit