Flash News

Bota

Kanadaja do të heqë tarifat për disa mallra amerikane një ditë pas telefonatës me Trump

Kanadaja do të heqë tarifat për disa mallra amerikane një

Kanadaja do të heqë tarifat e saj për disa mallra amerikane në ditët në vijim, tha Mark Carney, ndërsa kryeministri i vendit synon t'i japë fund një lufte të zgjatur tregtare me aleatin e saj të hershëm, Shtetet e Bashkuara.

Nga 1 shtatori, qeveria kanadeze do të heqë disa taksa mbi mallrat amerikane që përputhen me paktin e tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, një veprim që synon të "përputhet" me mënyrën se si Shtëpia e Bardhë i trajtoi mallrat kanadeze. Taksat mbi çelikun, aluminin dhe automjetet do të mbeten në fuqi.

Njoftimi vjen një ditë pasi Carney dhe Donald Trump folën në telefon.

Në muajt e fundit, SHBA-të kanë përmbysur tregtinë globale ndërsa kërkojnë të rikthejnë vendet e punës në prodhim dhe të nënshkruajnë marrëveshje më të favorshme me partnerët tregtarë.

Carney tha se pavarësisht trazirave globale dhe tarifave amerikane mbi çelikun, aluminin, automjetet, bakrin, lëndën drusore dhe energjinë kanadeze, 85% e tregtisë së Kanadasë me fqinjin e saj jugor ishte pa tarifa.

“Le të jemi absolutisht të qartë: Kanadaja aktualisht ka marrëveshjen më të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara, dhe ndërsa është e ndryshme nga ajo që kishim më parë, është ende më e mirë se ajo e çdo vendi tjetër”, tha ai. “Ndërsa punojmë për të adresuar çështjet e pazgjidhura tregtare me SHBA-në, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur këtë avantazh unik për punëtorët kanadezë dhe familjet e tyrem,” tha ai. 

Kanadaja ka vendosur tarifa hakmarrëse për mallrat amerikane tre herë. Këto kundër-tarifa mbulonin mallra konsumi me vlerë 60 miliardë dollarë. Qeveria federale e Kanadasë vendosi gjithashtu tarifa për makinat e prodhuara në Amerikë.  

Të fundit