Flash News

Bota

Kanadaja thyen rekordin, regjistron temperaturën më të lartë në 84 vitet e fundit

Kanadaja thyen rekordin, regjistron temperaturën më të lartë

Kanada ka regjistruar temperaturën e saj më të lartë rekord të saj. Lytton në British Columbia regjistroi dje temperaturën 46.6 °C (116F), duke thyer një rekord 84-vjeçar, raportuan zyrtarët.

Një "kupolë nxehtësie" ka prekur rajonin dhe ka sjellë rekorde temperaturash në shumë zona të tjera. SHBA-ja dhe Kanadaja kanë paralajmëruar qytetarët për nivele "të rrezikshme" të nxehtësisë që mund të vazhdojnë këtë javë.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë ngjarjet ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë, raporton BBC.



Të fundit