Flash News

Bota

Kancelari austriak: Putin mendon se po e fiton luftën

Kancelari austriak: Putin mendon se po e fiton luftën

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer tha sot se presidenti rus Vladimir Putin beson se ai po e fiton luftën.

Nehammer shtoi se ai nuk mund të shpjegonte plotësisht arsyetimin e Putinit, por tha se presidenti rus kishte "logjikën e tij të luftës", duke shtuar se udhëheqësi rus "më dërgoi mesazhe të qarta për shqetësimet e tij" dhe se ai dukej se kishte një kuptim të plotë të asaj që po shpalosej në tokë.

“Unë mendoj se ai tani është në logjikën e tij të luftës. Ai mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë për Federatën Ruse. Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar. Ai fajëson ukrainasit për gjenocid në rajonin e Donbasit," tha Nehammer.

 

Të fundit