Flash News

Bota

Kancelari shkoi në Moskë, ministri austriak: Nehammer do t'i tregojë Putinit të vërtetën për luftën

Kancelari shkoi në Moskë, ministri austriak: Nehammer do t'i
Karl Nehammer

Kancelari austriak Karl Nehammer synon t'i tregojë presidentit rus Vladimir Putin "të vërtetën" për luftën në Ukrainë gjatë takimit të tyre ballë për ballë që do të zhvillohet sot në Moskë, sipas një zyrtari të lartë austriak.

Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet me Putinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit. Ai vizitoi Kievin për të takuar Presidentin e Ukrainës Volodymy Zelensky të shtunën.

Duke folur përpara një takimi të BE-së në Luksemburg, ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg u tha gazetarëve sot se "është një ndryshim të jesh ballë për ballë dhe t'i tregosh atij se cili është realiteti: që ky president de fakto e ka humbur luftën moralisht".

Duhet të jetë në interesin e tij që dikush t'i thotë të vërtetën. Mendoj se është e rëndësishme dhe ia kemi borxh vetes nëse duam të shpëtojmë jetë njerëzore.

“Arsyeja e takimit është se ne nuk duam të humbasim asnjë mundësi, duhet të përdorim çdo shans për t'i dhënë fund situatës skëterrë humanitare në Ukrainë... çdo zë që do ta ndihmojë Putinin të shohë realitetin jashtë murit të Kremlinit nuk është një zë i humbur”, shtoi Schallenberg.

Austria nuk është pjesë e NATO-s dhe nuk furnizon me armë Ukrainën. Megjithatë, ajo i ka ofruar Ukrainës ndihmë humanitare dhe helmeta dhe jelekë mbrojtës për përdorim civil, sipas një deklarate nga Kancelaria Austriake.

 

Të fundit