Flash News

Bota

Kaos në aeroportin e Bergamos, gomat e avionit shpërthejnë gjatë uljes

Kaos në aeroportin e Bergamos, gomat e avionit shpërthejnë

Aeroporti i Bergamo,  pësoi një ditë kaosi të martën, pas një incidenti që përfshinte një avion të Ryanair që mbërriti nga Barcelona El Prat.

Avioni po ulej në orën 07:55 të mëngjesit me orën lokale, kur katër gomat e pjesës së pasme shpërthyen, duke e lënë të mbërthyer në pistë.

Incidenti megjithatë nuk ndikoi në manovrën e uljes ose nuk shkaktoi ndonjë problem të veçantë në bord, thanë autoritetet e aeroportit.

Megjithatë, ajo dëmtoi pistën, duke detyruar punë urgjente riparimi. Një deklaratë e lëshuar më vonë gjatë ditës tha se fluturimet në aeroport pritet të rifillonin mbrëmjen e sotme.

Të fundit