Flash News

Bota

Kapen 4.3 ton kokainë në Trieste, lëshohen 38 urdhër-arreste. Banda furnizonte me drogë edhe Shqipërinë

Kapen 4.3 ton kokainë në Trieste, lëshohen 38

Një megaoperacion anti-drogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Trieste. Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes ka goditur klanin ‘del Golfo’, që ka çuar në sekuestrimin e  4.3 ton kokainë e 2 milionë euro, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë. 

Ky rast është një ndër konfiskimet më të mëdha të drogës në Europë. 

Mediat italiane shkruajnë se janë lështuar 38 urdhër-arreste për persona nga Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Holanda, Kolumbia dhe Italia.

Mes tyre ka agjentë, tregtarë me shumicë dhe transportues droge. Lënda narkotike e sekuestruar kap vlerën e të paktën 240 milionë euro. 

Operacioni u finalizua pas një vit hetim. Klani “del Golfo” është i lidhur edhe me Shqipërinë pasi është kapur duke shpërndarë kokainë për trafikantët shqiptarë.

Një nga rastet që u zbulua lidhja me shqiptarët ishte kur u kap kontejneri me banane i Arbër Çekajt, ku ishin të fshehur 613 kg kokainë. 

 

Të fundit