Flash News

Bota

Kapet 1.1 ton kokainë në Itali, ishte nisur nga Ekuadori me destinacion final Turqinë

Kapet 1.1 ton kokainë në Itali, ishte nisur nga Ekuadori me

Guardia di Finanza italiane ka kapur dhe sekuestruar 1126 kg kokainë të pastër në portin e Kalabrisë. Mediat vendase raportojnë se droga ishte e fshehur në një kontejner me bananae që ishte nisur nga porti i Gioia Tauro në Ekuador. 

Kokaina u identifikua përmes një kontrolli në mbi 2100 kontejnerë të nisur nga kontinenti i Amerikës së Jugut, falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur ajo.

Mediat raprtojnë se kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe mund të shumohej deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke arritur një vlerë prej rreth 225 milionë euro.

Kontejneri me banane, brenda së cilës u gjet droga kishte si destinacion final Turqinë. 

Të fundit