Flash News

Bota

Kapet pas katër vitesh arrati “Mbretëresha e Kokainës” në Evropë

Kapet pas katër vitesh arrati “Mbretëresha e

Pas një arratie gati katërvjeçare, Tania Gomez, një nga gratë më të kërkuara në Evropë për trafik droge dhe pastrim parash, është arrestuar në Lanzarote, Spanjë.

32-vjeçarja, e njohur si “Mbretëresha e Kokainës”, ishte në kërkim nga autoritetet suedeze që prej vitit 2021 për lidhjet e saj me një grup të organizuar kriminal në Stokholm. Gomez akuzohet për trafikim droge, pastrim parash dhe shpërndarje të sasive të mëdha të kokainës në Evropë.

Përpara ekspozimit të aktiviteteve të saj kriminale, ajo ishte influencuese në Instagram dhe drejtonte një organizatë për shpëtimin e kafshëve, e cila dyshohet se përdorej si mbulim për operacionet e saj të paligjshme.

Autoritetet suedeze dhe spanjolle realizuan arrestimin e saj pas një operacioni të koordinuar, dhe tashmë ajo pritet të ekstradohet në Suedi, ku mund të përballet me një dënim deri në 14 vite burg.

Të fundit