Flash News

Bota

Karantinohet kreu i OBSH, pati kontakt me një të infektuar

Karantinohet kreu i OBSH, pati kontakt me një të infektuar

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vetë-izoluar pasi dikush me të cilin kishte qenë në kontakt ka rezultuar pozitivë me Covid-19.

Njoftimin e bëri të ditur vetë Tedros Adhanom Ghebreyesus, me anë të një postimi në Twitter ku edhe shkroi se nuk kishte asnjë simptomë, shkruan The Guardian.

"Unë jam identifikuar si një kontakt i afërt me dikë që  ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Unë jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetë-karantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet WHO, dhe do të punoj nga shtëpia," tha Tedros në statusin e tij.

Tedros ka qenë në krye të përpjekjeve të agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara për të luftuar pandeminë, e cila ka marrë jetën e 1.2 milion dhe infektuar më shumë se 46 milion njerëz në të gjithë botën, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.

Ai theksoi në Twitter se "është shumë e rëndësishme që të gjithë të jemi në përputhje me udhëzimet shndetësore".

"Kjo është mënyra se si ne do të thyejmë zinxhirët e transmetimit të COVID-19, do të shtypim virusin dhe do të mbrojmë sistemet shëndetësore", tha ai.

Situata e përkeqësuar në Evropë po sjell mundësinë e bllokimeve të reja, ndërsa fundjava u shënua nga protesta në rrugë kundër kufizimeve të mëtejshme në jetën e përditshme.

Në Spanjë, kryeministri Pedro Sánchez bëri thirrje për t'i dhënë fund "sjelljes së dhunshme dhe iracionale"  pas protestave kundër vendimit të qeverisë për të deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore në përgjigje të pandemisë së koronavirusit.

Kishte gjithashtu protesta të vazhdueshme në Itali të dielën, me demonstrues në Napoli që dilnin në rrugë duke kërkuar "Na ktheni punën tonë, na ktheni dinjitetin tonë", dhe duke e quajtur qeverinë "hajdutë të lirisë".

Të dielën në mbrëmje më shumë se 300 njerëz u mblodhën në qendër të São Paulo, Brazil për të protestuar ndaj mbështetjes së guvernatorit të shtetit João Doria për imunizimin e detyrueshëm Covid-19 dhe testimin e vaksinës së mundshme të zhvilluar nga Sinovac në Kinë.

Ndjenja anti-shkencore ishte gjithashtu në shfaqje në Shtetet e Bashkuara, ku mbështetësit e Donald Trump në një tubim fushate në Florida filluan të brohorisnin "Fire Fauci",  dhe presidenti la të kuptohej se ai mund ta bënte këtë pas zgjedhjeve.

Armiqësia ndaj dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, vjen pasi ai zemëroi Shtëpinë e Bardhë duke paralajmëruar se dimri i ardhshëm do të ishte i vështirë.

 Protestat anti-bllokim kanë qenë më të heshtura në Mbretërinë e Bashkuar, por njoftimi i së shtunës që Anglia po shkon në një mbyllje të ashpër katër javore nga e enjtja ka zemëruar deputetët në partinë Konservatore në pushtet të Boris Johnson.

Të fundit