Flash News

Bota

Karantinohet ministri britanik i Shëndetësisë, pati kontakt me një të infektuar

Karantinohet ministri britanik i Shëndetësisë, pati kontakt me

Matt Hancock, ministri britanik i Shëndetësisë, është izoluar pasi ka pasur kontakt me një të infektuar me Covid-19.

Hancock, e bëri të ditur lajmin përmes Tëitter, duke deklaruar: “Natën e kaluar u njoftova nga mjekët për t’u izoluar, kështu që unë do të qëndroj në shtëpi dhe nuk do të largohem deri të dielën. Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur në kontrollin e këtij virusi.”

Krahas videos që postoi në platformë, ai shtoi: “Ky izolim është ndoshta pjesa më e rëndësishme për të mbajtur distancën time, sepse unë e di nga aplikacioni që isha në kontakt të ngushtë me dikë që doli pozitiv dhe kështu ne i thyejmë zinxhirët. Duhet të punoj nga shtëpia për gjashtë ditët e ardhshme”. 

Aplikacioni për gjurmimin e kontakteve NHS filloi të përdorej nga shtatori. Kjo i lejon njerëzit të raportojnë simptomat e tyre dhe rezultatet e testit Covid-19, dhe gjithashtu monitoron nëse përdoruesit kanë kontakt me dikë tjetër duke përdorur aplikacionin që ka rezultuar pozitiv.

Të fundit