Flash News

Bota

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze

Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën

Forcat e Armatosura të Suedisë thanë në një deklaratë se "të mërkurën, katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze".

“Forcat Ajrore Suedeze kryen një operacion me avion Jas 39 Gripen nga Ekipi i Reagimit ndaj Incidentit”, thuhet ne deklarate.

Ngjarja ndodhi në lindje të Gotland, një ishull në Detin Baltik.

"Kjo tregon se gatishmëria jonë është e mirë. Ne ishim atje për të siguruar integritetin territorial dhe kufijtë e Suedisë. Ne kemi kontroll të plotë të situatës," tha shefi i Forcave Ajrore Carl-Johan Edstro.

"Duke pasur parasysh situatën aktuale, ne e marrim këtë incident shumë seriozisht. Është një veprim joprofesional dhe i papërgjegjshëm nga ana e rusëve". 

Të fundit