Flash News

Bota

KE kritikon Francën për ligjin e sigurisë: Gazetarët duhet të punojnë lirisht në kohë krize

KE kritikon Francën për ligjin e sigurisë: Gazetarët duhet

Komisioni Europian u shpreh se gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë të lirë, sidomos në këto momente të vështira për këdo.

I pyetur nga Agjensia Franceze e Lajmeve mbi një projektligj të fundit që ndalon fotografimin dhe filimin e oficerëve të policisë gjatë detyrës, KE u shpreh:

“Komisioni nuk komenton mbi projektligjet, por thekson se në një periudhë krize është më e rëndësishme se kurrë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre lirshëm dhe me siguri të plotë”

Të premten, parlamenti francez miratoi ndryshimet në ligjin për sigurinë, ku ndalonte botimin e imazheve të oficerëve të policisë me argumentin se kjo “dëmton integritetit fizik ose psikologjik të tyre.”

Të fundit