Flash News

Bota

KE ofron ndihmë financiare: 350 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor

KE ofron ndihmë financiare: 350 milionë Euro për Ballkanin

Bashkimi Evropian do të ofrojë një ndihmë politike dhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej 350 milionë Eurosh deri në vitin 2024.

Komisioneri Europian për Zgjerim Oliver Varhelyi ka deklaruar se ndihma vjen për të parandaluar emigrantët ilegalë dhe për të përballuar krizën energjetike.

“Buxheti i BE-së për përballimin e krizave në Ballkanin Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro”, – tha komisioneri në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Oliver Varhelyi deklaroi se Bashkimi Europian mirëpret vetëm emigrantët që zgjedhin rrugë ligjore teksa shtoi se vendet do të mbrojnë sistemet e tyre të azilit. 

 

Të fundit