Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin? Kë kandidat mbështet Meta për Tiranën

Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin? Kë kandidat mbështet

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur se kë kandidat mbështet nga ata që do garojnë në primaret për Tiranën. Ai tha se PL do të mbështesë kandidatin që do të gëzojë mbështetjen më të madhe nga Primaret në Tiranë.

Pyetje: Kë kandidat mbështesni për Tiranën, Këlliçin, Bogdanin apo Alimehmetin?

Meta: Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. I ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim proces, cilido kandidat që do fitojë do gëzojë edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë që Tirana t’i ikë nga duart tiranëve.

Ndërsa i pyetur nëse Meta do të bëjë ndonjë propozim në primare, ai tha se nëse do të ketë kandidatë të PL-së, që pretendojnë se mund të fitojnë në zona të caktuara, do t’i paraqiten PD-së.

 

Të fundit