All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Kërcënimet e Kinës, presidentja e Tajvanit pas vizitës së Pelosit: Nuk do të tërhiqemi!

All - Paragraf - 1

Kërcënimet e Kinës, presidentja e Tajvanit pas vizitës

Presidentja Tsai Ing-wen se Tajvani "nuk do të tërhiqet" mes kërcënimeve ushtarake nga Kina, e cila njoftoi manovra të mëdha pranë ishullit, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

All - Paragraf - 3

Kjo e fundit tha se ajo kishte ardhur në rajon "në paqe".

"Sot, delegacioni ynë... erdhi në Tajvan për të thënë pa mëdyshje se ne nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit dhe se jemi krenarë për miqësinë tonë të qëndrueshme", tha Pelosi gjatë një takimi me Tsai në Taipei.

Ardhja e Pelosit në kryeqytetin tajvanez shkaktoi reagime të menjëhershme të forta në Pekin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës denoncoi atë që e quajti "një shkelje serioze" e angazhimeve të SHBA ndaj Pekinit, e cila "minon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal".

Menjëherë pasi Pelosi filloi vizitën e saj në ishull, mbi të cilin Pekini pretendon sovranitetin, Tajvani njoftoi inkursionin e 21 avionëve ushtarakë kinezë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore të martën.

Pelosi mbërriti në Tajvan mbrëmjen e së martës, pavarësisht kërcënimeve nga Pekini për pasoja të rënda, duke u bërë zyrtari më i lartë amerikan në 25 vjet që viziton ishullin e vetëqeverisur të pretenduar nga Kina.

Vizita e Pelosit shkaktoi tension në rritje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme dhe i sheh vizitat e zyrtarëve të huaj të qeverisë si njohje të sovranitetit të ishullit.

Kina kishte paralajmëruar për "masa të vendosura dhe të forta" nëse Pelosi vazhdon me udhëtimin. Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha të martën mbrëma se Ushtria Çlirimtare Popullore e vendit është "në gatishmëri të lartë", duke shtuar se do të kryejë një seri operacionesh ushtarake të synuara për të "mbrojtur sovranitetin kombëtar" në përgjigje të vizitës së Pelosit.

Burimi: Euronews

 

Të fundit