Flash News

Bota

Kërcënoi me jetë presidentin Joe Biden, ekzekutohet nga FBI-ja

Kërcënoi me jetë presidentin Joe Biden, ekzekutohet nga FBI-ja

Agjentët e FBI-së kanë qëlluar dhe ekzekutuar një burrë i cili dyshohet se kërcënoi Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

CNN raporton se agjentët ishin duke ekzekutuar një urdhër arrest, kur u dëgjuan të shtëna. Presidenti Joe Biden ishte planifikuar të arrinte në Utah disa orë pas të shtënave.

I dyshuari dyshohet se kishte kërcënuar figura publike, duke përfshirë Biden, nënpresidenten Kamala Harris dhe prokurorin e qarkut të Manhattan, Alvin Bragg.

Ai u identifikua si Craig Deleeuë Robertson, i cili dyshohet se kishte postuar në internet se po planifikonte të vriste Biden gjatë vizitës së tij në Utah.

Të fundit