Flash News

Bota

“Kërkon të minojë qëllimisht demokracinë”, PE thirrje për hetim ndaj Olivér Várhelyi

“Kërkon të minojë qëllimisht demokracinë”,

Parlamenti Evropian shprehu shqetësim të thellë “për raportet se Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi qëllimisht kërkon të anashkalojë dhe minojë qendrën e demokracisë dhe reformave të sundimit të ligjit në vendet e anëtarësimit në BE”.

Deputetët i bënë thirrje Komisionit të nisë një hetim të pavarur dhe të paanshëm nëse sjellja e komisionerit Olivér Várhelyi, i cili nuk përmendet me emër në këtë version të rezolutës, është në përputhje me Kodin e Sjelljes për Anëtarët e Komisionit dhe Detyrimet e Komisionerit nga Traktati.

Rezoluta u miratua sot nga Parlamenti Evropian me 407 vota pro, 92 vota kundër dhe 142 abstenime.

Parlamenti Evropian përshëndeti gjithashtu fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe u kërkoi “të gjitha palëve përkatëse të ndjekin hapat e nevojshëm për të mundësuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Rezoluta ripohoi mbështetjen e PE për të ardhmen evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u bëri thirrje vendeve anëtare "të ripërtërijnë angazhimin e tyre ndaj zgjerimit duke përmbushur angazhimet e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor".

Të fundit