Flash News

Bota

Këshilli i Evropës i jep statusin e vendit kandidat në BE Ukrainës dhe Moldavisë

Këshilli i Evropës i jep statusin e vendit kandidat në BE

Bashkimi Evropian ka miratuar kërkesën e Ukrainës dhe Moldavisë për t'u bërë vende kandidate për pranim në bllokun prej 27 anëtarësh. Takimi i liderëve të BE-së në Bruksel kanë ndjekur rekomandimin e Komisionit Evropian, i cili është bërë të premten më 17 qershor.

Lëvizja vjen vetëm një ditë para se të bëhen katër muaj që nga dita kur presidenti rus Vladimir Putin që urdhëroi trupat e tij në Ukrainë për atë që Rusia ka këmbëngulur se nuk është një luftë, por një "operacion special ushtarak".

Procesi i anëtarësimit në BE mund të jetë i gjatë. Deri më sot, lista zyrtare e vendeve kandidate përfshinte Shqipërinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Turqia fitoi statusin e kandidatit në vitin 1999, Republika e Maqedonisë së Veriut në 2005.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi të enjten në Tëitter: "Sot është një ditë e mirë për Evropën".

“Ky vendim na forcon të gjithëve. Ajo forcon Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë përballë imperializmit rus. Dhe forcon BE-në”, shtoi ajo, duke iu referuar miratimit të aplikimeve të Moldavisë dhe Gjeorgjisë për kandidaturën për anëtarësim.

Të fundit