Flash News

Bota

Këshilltari i Zelenskyy: Deklaratat e Rusisë për bisedimet e paqes kanë si qëllim të provokojnë tension në media

Këshilltari i Zelenskyy: Deklaratat e Rusisë për bisedimet e

Deklaratat e Rusisë për bisedimet e paqes me Ukrainën kanë si "qëllim për të provokuar tension në media", thotë këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Mykhailo Podolyak, i cili është gjithashtu anëtar i ekipit negociator të Ukrainës, tha se pozicioni i Ukrainës në negociata është "i pandryshuar".

“Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garanci të forta sigurie me formula konkrete”, shpjegoi ai.

Komentet e tij vijnë pasi Vladimir Medinsky, një anëtar i ekipit negociator të Rusisë, pohoi se Moska dhe Kievi janë kryesisht në një linjë për çështjen e neutralitetit të Ukrainës. Ai tha se të dy vendet ishin "në gjysmë të rrugës" për çështjen e çmilitarizimit në Ukrainë. Por që Mykhailo tha se këto janë qëndrimet e vetëm njërës palë, ato të Rusisë.

Të fundit