Flash News

Bota

Këshilltari italian paralajmëron “tragjedi kombëtare”: Numri i vdekjeve nga Covid-19 po shkon drejt niveleve të luftës

Këshilltari italian paralajmëron “tragjedi
Foto ilustruese

Këshilltari i ministrisë së Shëndetësisë Italine, Walter Ricciardi ka bërë thirrje që kufizimet si pasojë e pandemisë të shtrëngohen në mënyrë drastike për të shmangur një “tragjedi kombëtare” pasi Byroja Kombëtare e Statistikave tha se vdekjet këtë vit do të ishin më të lartat që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ne jemi në një situatë lufte, njerëzit nuk e kuptojnë këtë, por herën e fundit që patëm kaq shumë vdekje, bomba po hidheshin në qytetet tona gjatë luftës”, tha profesori i shëndetit publik Ëalter Ricciardi të martën në mbrëmje për kanalin televiziv la7.

Ndërkohë, kreu i Institutit të Statistikave, Gian Carlo Blangiardo tha të martën se numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali këtë vit do të kalojë 700,000, kundrejt 647,000 në vitin 2019.

“Herën e fundit që diçka e tillë ndodhi ishte në vitin 1944 kur ishim në kulmin e Luftës së Dytë Botërore”, citohet të ketë thënë ai për televizionin RAI.

 

Të fundit