All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Këshiltari i lartë i Zelensky: Qëndrueshmëria e Ukrainës po bën Rusinë të vlerësojë realitetin negociator

All - Paragraf - 1

Këshiltari i lartë i Zelensky: Qëndrueshmëria e

Pas 26 ditësh lufte ka disa ndryshime në negociatat e paqes, thotë negociatori ukrainas dhe këshilltari i lartë i Zelenksy-t, Mykhaylo Podolyak për BBC. Performanca elastike e Ukrainës e ka detyruar Rusinë "të vlerësojë në mënyrë më adekuate realitetin" e situatës, siç thotë ai, gjë që ka ndihmuar në inkurajimin e "një lloj dialogu".

All - Paragraf - 3

Por çdo vendim për një marrëveshje paqeje do të merret midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin. Podolyak thotë se nuk ka një datë të dakordësuar se kur mund të ndodhë takimi i tyre.

Edhe pse ai refuzon të japë detaje të negociatave, Podolyak e bën të qartë se Kievi nuk do të bëjë asnjë kompromis mbi integritetin territorial ose sovranitetin e Ukrainës. Ai shprehu edhe një herë zhgënjimin e Kievit për refuzimin e NATO-s për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.

"[Ata] nuk po e mbyllin qiellin tonë, [ata] po qëndrojnë mënjanë në kohën kur 10 milionë njerëz janë në kërkim të vendeve për të jetuar dhe tre milionë tashmë janë larguar nga vendi. Kjo është një katastrofë humanitare në Evropë."

Burimi: BBC

Të fundit