Flash News

Bota

Kievi, një qytet ku jeta normale ka kaluar nën tokë

Kievi, një qytet ku jeta normale ka kaluar nën tokë

Askush nuk e mendonte se një ditë do të ridëgjoheshin tingujt e luftës. Thuajse askush nuk e mendonte veten përballë krismave dhe plumbave që binin rrufe.

Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, u zgjua mëngjesin e së enjtes nga një shpërthim i fuqishëm. Ata që i kishin ndjekur ‘live’ raketat ruse tek hidheshin nga avionët, menduan për një çast se disa yje po shkëputeshin nga qielli.

Në fakt, ato ‘yje’ do të shpërthenin në një fraksion sekonde duke shkaktuar qindra viktima. Forcat ruse janë ende në buzë të qytetit, duke u përpjekur të përparojnë kryesisht nga drejtimet veriore dhe lindore, duke u përballur me rezistencën ukrainase.

Kievi, qyteti ku tashmë jeta normale është zhvendosur nëntokë, si një strehë ku njerëzit mund t’iu shpëtojnë bombave, raketave nëpër metrotë e qytetit.

Dikur ishte një metropol evropian i lulëzuar me kafene të gjalla dhe muzikë që tingëllonte fort.

Tani të vetmet tinguj që tingëllojnë fort janë këto sulme nga forcat ruse dhe sirenat e sulmit ajror që bien në intervale të rregullta.

Burimi: BBC News

Të fundit