Flash News

Bota

Kievi sulmohet nga dronët kamikaze, alarm në kryeqytetin ukrainas

Kievi sulmohet nga dronët kamikaze, alarm në kryeqytetin ukrainas

Të paktën pesë shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, ndërsa zyrtari i lartë fajëson "dronët kamikaze" të dërguar nga Rusia.

"Kjo tregon dëshpërimin e tyre," tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit ukrainas Zelensky.

Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.

Një javë më parë, kryeqyteti u godit nga raketat ruse, që lanë 19 të vdekur. Sulmet e mëngjesit të sotëm ishin nga dronët, zhurma e ulët e këtyre armëve me lëvizje të ngadaltë po bëhet e njohur në të gjithë vendin.

Shpërthimet të hënën filluan rreth orës 06:30 dhe ishin të paktën pesë gjithsej. Më e fundit ishte rreth orës 08:10 me orën lokale.

Dy ishin afër qendrës së qytetit, ndërsa sirenat e alarmit nisën të binin në të gjithë zonën. Ajo që synohet është e vështirë të përcaktohet.

Zyra e kryetarit të bashkisë thotë se janë goditur ndërtesa banimi dhe jo banimi. Zyrtarët e hekurudhave thonë se shpërthime u panë afër stacionit kryesor të Kievit.

Çfarë janë dronët kamikaze?

Armët e vogla ajrore, të njohura edhe si municione loitering, të cilat asgjësohen pasi godasin objektivin.

Ndryshe nga dronët e tjerë, të cilët kthehen pas hedhjes së raketave, me dronët kamikaze nuk ndodh kështu.

Burimi: BBC

 

Të fundit