Flash News

Bota

“Kievi refuzoi negociatat”, Rusia urdhëron rifillimin e ofensivës: Sulmoni Ukrainën në të gjitha drejtimet

“Kievi refuzoi negociatat”, Rusia urdhëron rifillimin e

Rusia dhe Ukraina ranë dakord të zhvillonin bisedime për zgjidhjen e konfliktit në Minsk të Bjellorusisë, por me një kusht: Kievi do të deklaronte neutralitet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se pala ukrainase refuzoi të negocionte me Kremlinin dhe në këto kushte njësitë ushtarake janë urdhëruar të rinisin operacionet.

“Dje, pas deklaratave të regjimit të Kievit për gatishmërinë për negociata, armiqësitë aktive në zonat kryesore të operacionit u pezulluan. Pasi pala ukrainase refuzoi të negocionte, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të zhvillonin një ofensivë në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”, tha zëdhënësi i ministrisë gjatë deklaratës.

Ai dha detaje nga operacioni i njësive ushtarake duke theksuar se në disa zona po përparohet përgjatë vijës sulmuese kur ka nisur ofensiva.

“Njësitë e Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Luhanskut vazhdojnë ofensivën e tyre në drejtim të vendbanimit Rubezhnoye. Përkundër kësaj, sot trupat e LPR kanë zgjeruar vijën sulmuese dhe kanë avancuar që nga fillimi i operacionit në një thellësi deri në 46 kilometra, duke kapur vendbanimet Shchastia dhe Muratovo. Grupi i trupave të Republikës Popullore të Donetsk, duke përparuar në drejtim të Petrovskoe, përparoi 10 kilometra të tjerë dhe pushtoi vendbanimet Starognatovka, Oktyabrskaya dhe Pavlopol”, u tha në deklaratë.

Raketat e lëshuara nga avionët rusë goditën sot një godinë banimi, ku mësohet se ndërruan jetë dy persona. Megjithatë, ministria e Mbrojtjes deklaroi se “Forcat e Armatosura Ruse nuk godasin zonat e banuara të qyteteve të Ukrainës.”

Të fundit