Flash News

Bota

Kievi: Rusia po planifikon një ofensivë të madhe tokësore për vitin e ri

Kievi: Rusia po planifikon një ofensivë të madhe tokësore

Ukraina ka akuzuar Rusinë se planifikon një ofensivë të gjerë tokësore për fillimin e vitit të ri, pavarësisht pengesave të fundit ushtarake ruse.  Ofensiva mund të vijë në rajonin lindor të Donbasit, në jug, apo edhe drejt Kievit, thonë gjeneralët e lartë.

Analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi.

Oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë, Admirali Sir Tony Radakin tha këtë javë se lufta do të përkeqësohej vetëm për Moskën, e cila ai shtoi se tani po përballet me një mungesë kritike të municioneve artilerie.

Në një seri informimesh për mediat, Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se provat po shtohen se Rusia, e cila ka pësuar një sërë humbjesh në fushën e betejës, planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai spekuloi se kjo mund të ndodhte në shkurt kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë do të përfundonin stërvitjen.

"Pjesa e dytë e mobilizimit, afërsisht 150,000... bëjnë të paktën tre muaj për t'u përgatitur. Kjo do të thotë se ata po përpiqen të fillojnë valën tjetër të ofensivës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre," tha Reznikov.

Ofensiva e re e Moskës mund të ndodhë në janar, por ka më shumë të ngjarë në pranverë, raportoi të enjten Economist, duke thënë se vlerësimi erdhi nga presidenti Zelensksy, gjenerali Valery Zaluzhny dhe gjenerali Oleksandr Syrskyi në intervistat e fundit.

"Rusët po përgatisin rreth 200,000 trupa të reja. Nuk kam dyshim se ata do të kenë një sulm tjetër në Kiev," tha gjenerali Zaluzhny, kreu i forcave të armatosura të Ukrainës.

Rusia është "100% duke u përgatitur", tha ai, duke shtuar se "detyra strategjike shumë e rëndësishme e Ukrainës...është të krijojë rezerva dhe të përgatitet për luftën, e cila mund të ndodhë në shkurt, në rastin më të mirë në mars dhe në rastin më të keq në fundi i janarit”.

Burimi: BBC

Të fundit