Flash News

Bota

Kim Jong përgatitet për 'konfrontim' me SHBA-në: Reagim i menjëhershëm dhe i ashpër ndaj çdo zhvillimi

Kim Jong përgatitet për 'konfrontim' me SHBA-në: Reagim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se vendi i tij duhet të përgatitet për "dialogun dhe konfrontimin" me SHBA-në dhe "veçanërisht për konfrontim", raportojnë mediat e huaja.

Kjo është hera e parë që Jong-un bën një koment të drejtpërdrejtë për administratën e Presidentit Joe Biden. Koreja e Veriut kishte anashkaluar përpjekjet e qeverisë së re të SHBA-së për të vendosur komunikimin diplomatik.

Gjatë një takimi të liderëve të lartë në Pyongyang, Jong-un tha se ata kanë nevojë "që të përgatiten për të bërë një konfrontim, në mënyrë që të krijojnë dinjitetin e vendit dhe interesat e tij për zhvillimin e pavarur". Ai gjithashtu tha se Koreja e Veriut do reagojë "ashpër dhe menjëherë" ndaj çdo zhvillimi.

Të fundit