Flash News

Bota

Kim Jong Un: SHBA dhe Koreja e Jugut po kërcënojnë paqen me ngritjen e armëve

Kim Jong Un: SHBA dhe Koreja e Jugut po kërcënojnë paqen me

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka thënë se zhvillimi i armëve në vendin e tij është i nevojshëm përballë politikave ‘armiqësore’ të Shteteve të Bashkuara dhe një ngritje ushtarake në Korenë e Jugut që po destabilizon gadishullin, raportojnë mediat e huaja. Pheniani ishte duke rritur ushtrinë e tij në vetëmbrojtje dhe jo për të filluar një luftë, tha Kim në një fjalim.

"Shtetet e Bashkuara shpesh kanë sinjalizuar se nuk janë armiqësore ndaj vendit tonë, por nuk ka pasur asnjë bazë sjelljeje për të besuar se nuk është. Për pasardhësit tanë ne duhet të jemi të fortë. Ne së pari duhet të jemi të fortë. Kërcënimet ushtarake me të cilat po përballet vendi ynë janë të ndryshme nga ato që pamë 10, pesë ose tre vjet më parë", tha ai.

Kim i bëri vërejtjet duke qëndruar para një sërë armësh, përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale. Kjo e fundit është më e madhja që disponon Koreja e Veriut dhe u zbulua në një paradë ushtarake në tetor 2020, por ende  është lëshuar për provë.

Dy Koretë kanë qenë në një garë të përshpejtuar të armëve, me të dyja palët që testojnë raketa balistike me rreze të shkurtër gjithnjë e më të avancuara dhe pajisje të tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të gatshme të mbajnë bisedime diplomatike në çdo kohë me Korenë e Veriut, Pheniani ka thënë se nuk është i interesuar për sa kohë që Uashingtoni mban politika të tilla si sanksionet dhe aktivitetet ushtarake në Korenë e Jugut.

Të fundit