Flash News

Bota

Kina bllokon qytetin më të rëndësishëm për tregtinë, rekord rastesh me Covid-19 në Shanghai

Kina bllokon qytetin më të rëndësishëm për

Kina ka njoftuar bllokimin e saj më të madh në mbarë qytetin që nga fillimi i shpërthimit të Covid më shumë se dy vjet më parë.

Qyteti i Shangait do të mbyllet në dy faza gjatë nëntë ditëve, ndërsa autoritetet do të kryejnë testime masive.

Shanghai po përballet me një valë të re infeksionesh prej një muaji, megjithëse numri i rasteve nuk është i lartë sipas disa standardeve ndërkombëtare.

Autoritetet deri më tani i kishin rezistuar mbylljes së qytetit me rreth 25 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë.

Por pasi Shangai regjistroi numrin më të madh të rasteve ditore që prej fillimit të pandemisë, autoritetet duket se kanë ndryshuar kurs.

Bllokimi do të ndodhë në dy faza, me anën lindore të qytetit nën kufizime nga e hëna deri më 1 prill dhe anën perëndimore nga 1-5 prill.

Transporti publik do të pezullohet dhe firmat dhe fabrikat duhet të ndalojnë punën, ose do ta zhvillojnë online, shkruajnë mediat e huaja.

Shangai, për shkak të densitetit të lartë të popullsisë, është qyteti më i madh i vetëm që është mbyllur deri më sot. Ai është kryeqyteti tregtar i Kinës dhe sipas disa llogaritjeve qyteti më i madh në vend - por tani është një nga zonat më të goditura.

Të fundit