Flash News

Bota

Kina dërgon 28 avionë luftarakë në afërsi të Tajvanit, veprimi erdhi pas mbledhjes së G7-ës

Kina dërgon 28 avionë luftarakë në afërsi të
Foto ilustruese

Kina ka lëshuar për fluturim 28 avionë luftarakë drejt Tajvanit, tha ministria e Mbrojtjes së ishullit. Tajvani vendosi forcat e saj luftarake të patrullimit ajror në përgjigje dhe monitoroi situatën.

Avionët përfshinin lloje të ndryshme të avionëve luftarakë duke përfshirë 14 J-16 dhe gjashtë aeroplanë J-11, si dhe bombardues, tha ministria.

Ky veprim i Kinës vjen pasi udhëheqësit e G7-ës bënë thirrje për një zgjidhje paqësore të çështjeve mes Kinës dhe Tajvanit.

Tajvani dhe Kina u ndanë gjatë një lufte civile në 1949, por Kina vazhdon të pretendojë Tajvanin si pjesë të territorit të saj. Tajvani është vetëqeverisur që nga ajo kohë.

Që nga zgjedhja e Presidentit Tsai Ing-wen në 2016, Kina ka rritur presionin diplomatik dhe ushtarak mbi qeverinë që ishulli të konsiderohet pjesë e territorit kinez.

Burimi: The Washington Post

Të fundit