Flash News

Bota

Kina dhe SHBA bien dakord për të lehtësuar kufizimet ndaj gazetarëve

Kina dhe SHBA bien dakord për të lehtësuar kufizimet ndaj

SHBA dhe Kina kanë rënë dakord të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit dhe vizave për gazetarët e njëri-tjetrit. Marrëveshja vjen pas bisedimeve mes kryeministrit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Joe Biden.

Gazetarët do të lejohen të hyjnë dhe të largohen nga të dy vendet lirshëm, raporton BBC. Sipas kësaj, të dyja qeveritë do të rrisin vlefshmërinë e vizave të gazetarëve me kusht që ato të jenë të pranueshme sipas të gjitha ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

Të dy vendet janë zotuar gjithashtu të lejojnë gazetarët të largohen dhe të kthehen lirshëm, gjë që më parë nuk kishin mundur ta bënin. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se ata i mirëpritën lëvizjet si "progres" por i shihnin ato thjesht si "hapa fillestarë".

Ata shtuan se do të "vazhdojnë të punojnë drejt zgjerimit të aksesit dhe përmirësimit të kushteve për mediat amerikane dhe të tjera të huaja". Në shkurt të vitit të kaluar, SHBA vendosi të klasifikojë organizatat shtetërore të medias kineze si "misione të huaja", gjë që lejoi që të ushtrohej kontroll më i fortë mbi to.

Të fundit