Flash News

Bota

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze mashtruese me bazë në Mianmar

Kina ekzekuton 11 anëtarë të një familjeje mafioze

 

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje mafioze për vrasjen e 14 personave dhe drejtimin e një sindikate kriminale me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë, shkruan Sky News.

Në shtator, anëtarët e familjes Ming, përfshirë Ming Guoping, Ming Zhenzhen, Zhou Weichang, Wu Hongming dhe Luao Jianzhang, u dënuan me vdekje për një mori krimesh.

Ata ishin shpallur fajtorë për vrasjen e 14 shtetasve kinezë, si dhe për ndalim të paligjshëm dhe mashtrim.

Gjykata e Ndërmjetme Popullore e qytetit Wenzhou njoftoi ekzekutimin në një deklaratë në mëngjes. 

Anëtarët e grupit u arrestuan në vitin 2013, pasi autoritetet kineze ushtruan presion mbi autoritetet në zonat kufitare të përbashkëta me Myanmarin për të goditur mashtrimet.

Pasi u dënua me vdekje në shtator, grupi paraqiti një ankesë, e cila u refuzua.

Ushtria e Myanmarit pretendoi se patriarku i familjes, Ming Xuechang, i mori jetën vetes në vitin 2023 për të shmangur kapjen. Në vitet e fundit, Kina ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo vend tjetër - ndonjëherë më shumë se çdo vend tjetër në botë së bashku.

Të fundit