Flash News

Bota

Kina i jep mesazh Rusisë për luftën në Ukrainë

Kina i jep mesazh Rusisë për luftën në Ukrainë

Kina ka bërë thirrje për përmbajtje, ndërsa kërkoi që konflikti në Ukrainë të zgjidhej përmes mjeteve politike, tha presidenti Xi Jinping.

Udhëheqësi kinez ia përcolli mesazhin ish-presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, kryetar i partisë Rusia e Bashkuar, gjatë një takimi në Pekin, shkruan Sky News, referuar medias shtetërore kineze Xinhua.

Xi i tha gjithashtu Medvedevit se ai shpreson që Partia Komuniste Kineze dhe Rusia e Bashkuar mund të promovojnë komunikimin dhe të thellojnë bashkëpunimin strategjik midis Kinës dhe Rusisë.

Kina është aleati më i rëndësishëm i mbetur i Rusisë dhe mbështetja e saj e vazhdueshme konsiderohet gjerësisht si vendimtare për Vladimir Putin.

Perëndimi është shprehur vazhdimisht se Putin nuk është i sinqertë në negociatat për t’i dhënë fund luftës. Ndërsa Ukraina thotë se nuk do tolerojë, kur bëhet fjalë për tokën e saj.

Të fundit