Flash News

Bota

Kina lëshon raketën, ekuipazhi do të qëndrojnë 3 muaj në hapësirë

Kina lëshon raketën, ekuipazhi do të qëndrojnë 3 muaj

Kina ka lëshuar një raketë me tre astronautë në hapësirë.  Ekuipazhi do të dërgohet në bordin e modulit Tianhe rreth 380 km (236 milje) larg nga Toka.

Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo - do të kalojnë tre muaj në hapësirë. Ky do të jetë misioni më i gjatë hapësinor i ekipit të Kinës deri më tani dhe i pari në gati pesë vjet.

Nisja e këtij misioni është një tjetër demonstrim i rritjes së aftësisë së Kinës në fushën e hapësirës. Muajt e fundit, Kina ka ulur një robot me gjashtë rrota në Mars - përpjekje tepër komplekse dhe sfiduese.

Burimi: BBC

Të fundit