Flash News

Bota

Kina mbetet aleat ‘besnik’ i Putinit, Pekini refuzon sanksionet financiare për Moskën

Kina mbetet aleat ‘besnik’ i Putinit, Pekini refuzon sanksionet

Kina nuk do të bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane në vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Rusisë. Këtë deklaroi rregullatori i bankave të vendit, raporton AP.

Kina është një blerës i madh i naftës dhe gazit rus dhe e vetmja qeveri e madhe që është përmbajtur dhe nuk e ka kritikuar sulmin e presidentit Vladimir Putin mbi Ukrainë.

Kryetari i Komisionit Rregullator të Bankave dhe Sigurimeve të Kinës, Guo Shuqing, tha se Pekini i kundërshton sanksionet financiare të vendosura nga SHBA dhe Perëndimi.

"Ne nuk do t'i bashkohemi sanksioneve të tilla dhe do të mbajmë shkëmbime normale ekonomike, tregtare dhe financiare me të gjitha palët përkatëse," tha Guo në një konferencë shtypi. “Ne nuk i miratojmë sanksionet financiare, veçanërisht ato të nisura në mënyrë të njëanshme, sepse ato nuk kanë shumë bazë ligjore dhe nuk do të kenë efekte të mira”.

Kina e ka treguar mbështetjen e saj për Rusinë, që në fillim të ofensivës. Pekini u rreshtua krah Moskës, duke kërkuar të ruhej integriteti territorial i Ukrainës, por nuk pranoi të vendoste sanksione ndëshkuese ndaj Rusisë.

Të fundit