Flash News

Bota

Kina me ritme të pakonkurueshme me vendet e tjera, arrin në gati 1 miliardë popullsi të vaksinuar

Kina me ritme të pakonkurueshme me vendet e tjera, arrin në gati 1
Foto ilustruese

Brenda pak ditëve, Kina do të arrijë një shifër "marramendëse" të të vaksinuarëve. Me një shpejtësi të pakonkurueshme krahësuar me vendet e tjera, Kina po arrin në 1 miliardë të vaksinuar.

Deri të mërkurën, Kina kishte administruar më shumë se 945 milion doza - trefishi i numrit të shpërndarë në Shtetet e Bashkuara dhe pothuajse 40% të 2.5 miliardë vaksinave që janë injektuar në të gjithë botën.

Kina arriti vetëm milionat e saj të para në 27 mars - dy javë më vonë se SHBA. Por ritmi u rrit ndjeshëm në maj, me më shumë se 500 milion të doza të dhëna muajin e kaluar, sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës.

Vetëm të martën, ajo administroi më shumë se 20 milion doza. Me atë ritëm, ka të ngjarë të tejkalojë 1 miliard doza këtë fundjavë. Vaksinimi i një vendi me 1.4 miliardë njerëz kundër Covid-19 është një ndërmarrje masive.

Burimi: CNN

Të fundit